Kirurgu Mustafaj: Për 20 vite organet e derrit do i vendosen njeriut edhe në Shqipëri

Një ekip kirurgësh në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets ka kryer pak ditë më parë transplantin e parë në botë të veshkës së derrit të modifikuar gjenetikisht te një njeri i gjallë.

Kirurgu Fabjan Mustafaj tha në emisionin tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se rasti në fjalë është eksperimental dhe do të dojë kohën e vet për të kuptuar nëse do të funksionojë.

“Janë teste eksperimentale; prej vitesh provohet, para 2-3 vjetësh është bërë një transplant i tillë, ndërsa procedura e transplantit është e afirmuar prej vitesh. Kërkon kohën e vet se ka disa faza të flakjes së organit, por jemi herët, jemi në fazën eksperimentale, bëhet vetëm në rastet kur nuk ka alternativë tjetër trajtimi”, tha mjeku.

Kirurgu Mustafaj shprehet se do të duhet një kohë e gjatë, minimalisht 20 vjet kjo procedurë do të mund të aplikohet edhe në Shqipëri.

“Aplikimi i kësaj procedure do shumë vite, shumë kohë dhe zhvillime të shumta, kërkon 20 vite që të bëhet në Shqipëri, 30-40 vite, kërkon shumë, shumë kohë. Derrat të cilëve iu merren organet duhet të jenë të modifikuar gjenetikisht. Ka shumë kundërshti nga lëvizjet e kafshëve sa i përket kësaj procedure, ka shumë probleme si nga ana etike, ana ligjore, mjekësore nuk është aq e thjeshtë dhe rezultatet do i shikojmë mbas muajve dhe viteve”, tha mjeku.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis