Kistet në veshka, shkaqet dhe trajtimi

Dhimbje veshkashMikelin Zaka, mjek nefrolog

Kinezët thonë se veshkat janë vendi ku mblidhet energjia e gjithë trupit. E vërtetë apo jo, roli që ato kanë në përballimin e gjithë sforcimeve të trupit tonë është vërtet i madh. Gjithashtu në rastet e sëmundjeve, edhe dhimbja e tyre është e padurueshme. Mjeku nefrolog Mikelin Zaka, për gazetën “Shëndet+” flet lidhur me një prej sëmundjeve që prekin veshkat: polikistozën. E thënë më thjesht bëhet fjalë për disa “qese” që formohen brenda në veshka dhe që i bëjnë ato të mos funksionojnë si duhet. Madje, në një rëndim të situatës, kistet mund ta nxjerrin veshkën jashtë funksionit duke e çuar njeriun deri në hemodializë apo në kërkesën për zëvendësim të veshkës. Por ç’mund të bëjmë për ta kapur këtë sëmundje në kohë dhe cilat janë ushqimet që duhet të përdorim e masat që duhet të marrim për të pasur veshka të shëndosha. Lexoni më poshtë shpjegimet e mjekut Zaka.

Çfarë është sëmundja e veshkave polikistike(PKD)?

Polikistoza e veshkave (Kydney Polycystic Diseasse, PKD ) është një sëmundje  e  trashëguar në dy forma të ndryshme:

  • Nëpërmjet geneve  autosomal dominante (ADPKD) dhe kjo është forma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje.
  • Nëpërmjet geneve autosomal recesive (ARPKD), një sëmundje relativisht e rrallë që mund të shkaktojë vdekjen në mënyrë të konsiderueshme që në muajin e parë të jetës.

Veshka normale është në madhësinë e grushtit të njeriut. Megjithatë, në prani të PKD-së, kistet e zhvilluara në të dyja veshkat, mund të bëjnë që madhësia e veshkës të variojë në madhësi të ndryshme. Përmasat e kisteve mund të jenë nga ajo e  kokës së gjilpërës deri në madhësine e një grejpfruti.

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?