Kjo është formula sekrete për fytyrë të mahnitshme, pa akne!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

tulsiKjo bimë është e njohur si “Tulsi” ose “Tulasi” (Hindi) në Indi, është një barishte me gjethe, dhe i takon familjes nenexhik. Ocimum Tenuiflorum është emri shkencor i Tulsi. Ka tre variante të Tulsi: Rama Tulsi, Krishna Tulsi, dhe Vana Tulsi, njerëzit përdorin gjethet, farat, dhe rrënjët e saj të thata. Këto bimë kanë shijen e tyre të veçantë.

Bimët Tulsi janë përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme, si ftohje, inflamacion, malarien, ose sëmundjet e zemrës. Kjo bimë është antioksidant i fuqishëm, antibakterial, antiviral, adaptogenik. Tulsi është një adaptogenik, që do të thotë se balancon proceset e ndryshme në trup dhe i mundëson trupit përshtatje ndaj stresit. Tulsi është e njohur gjerësisht për përdorime të bukurisë, pavarësisht nga vetitë e saj medicinale. Tulsi ndriçon lëkurën si dhe eliminon puçrrat (aknet).

Ju duhen rreth 10 gjethe Tulsi të grimcuara dhe një gjysmë lugë çaji qumësht pluhur. Grini gjethet Tulsi shumë imët në pak ujë dhe shtoni qumësht pluhur, në mënyrë që të formohet një masë homogjene.  Aplikojeni këtë pastë në fytyrë dhe të lereni të thahet për 20 minuta. Pas kësaj, lani fytyrën me ujë.  Kjo maskë me tulsi do të shtojë shkëlqimin e lëkurës dhe duhet të përsëritet 2 herë në javë. Ajo është e mirë për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Burimi: topnaturaltips / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer