Kjo është ngjyra e buzëkuqit që mbizotëron këtë sezon

Ilma Lamçe

Këtë sezon mbizotërojnë ngjyrat e ndezura që shprehin gjallëri. Këtë e vëmë re te ngjyrat e thonjve që bien në sy (portokalli apo rozë), ngjyra të theksuara të buzëkuqëve dhe krem pudër me nuance pjeshke.

Pothuajse çdo sezon vere mbizotërojnë ngjyrat e ndezura të cilat bien në sy. E njëjta gjë po ndodh me ngjyrat e buzëkuqëve edhe këtë verë ku dominon ngjyra portokalli dhe nuancat e saj.

Portokallia është ngjyra e buzëkuqit që zotëron stinën e verës. Këtë nuancë mund ta përdorni në formën e buzëkuqit mat ose me shkëlqim.

Ashtu si ngjyra e kuqe, edhe ngjyra portokalli ka shumë tonalitete: karotë, kajsi, salmon, pjepër, mandarinë. Dhe në gjithë këtë mori ngjyrash patjetër do të mund të gjeni nuancën që ju përshtatet me ngjyrën e lëkurës apo veshjen që keni.

Falë vetive hidratuese, buzët tuaja do të duken magjepsëse. Për lëkurat e çelura sugjerohen tonalitetet e ëmbla, ndërsa për ato normalet dhe mat sugjerohen tonalitetet e ndezura.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës