“Kjo është një situatë lufte”, Rama kritikon ata që dalin kafeneve

Kryeministri Edi Rama aktualisht po mban një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë në lidhje me situatën që po shkakton koronavirusi.

Numri i të infektuarëve është aktualisht 10 ndërsa janë marrë disa masa, siç ishte edhe mbyllja e shkollave, kopshtëve, çerdheve dhe universiteteve.

“Thirrja për të kufizuar në maksimum kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër, por thirrja numër 1 e OBSH-së dhe gjithë ekspertëve të fushës në mbarë globin.

Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet dhe i universitetet jo për t’i dhënë fëmijëve një dy javësh pushim, për t’u mbledhur në disko e pub-e, për t’u argëtuar si të ishte një situatë e zakonshme, sepse kjo është një situatë lufte.

Këtë luftë do ta fitojmë ne dhe bota, por duhet që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund t’i shkaktohen shëndetit tonë.

Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah trimëria, guximi, pasioni për lirinë. Kjo është një luftë me një armik të padukshëm, në trupin tonë dhe të njerëzve tanë të dashur duke kërcënuar seriozisht shëndetin.

Kjo do të thotë se mund të mund të kesh shumë për t’u kreniuar për arritjen e lirisë në male apo në bregdet, por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen, as kush je, as çfarë historie ke. Kjo nuk është një shaka.

Armiku ka hyrë në territorin tonë dhe trupat e njerëzve tanë, vazhdoj të ftoj të gjitha mediat, që kanë mundësinë të përdorin mikrofon, kanë ndjekësit e tyre ku postojnë opinione, që të mos abuzojnë, që të ndërgjegjësohen se kjo nuk është nga betejat e radhës, kjo është një luftë. E kemi ne në dorë me sjelljen tonë, me zbatimin e atyre këshillave elementare dhe thelbësore që kanë të bëjnë me një luftë për dëme më të vogla se sa dëmet që vijnë kur ne sillemi në mënyrë të pakujdesshme dhe nuk kanë lidhje me armikun që kemi përballë dhe mund të na huyjë në trup”, u shpreh Rama.

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës