Kjo është shenja e panjohur deri më tani për variantin ‘Omicron’

Për një simptomë të panjohur të variantit shumë ngjitës “Omicron” paralajmërojnë shkencëtarët amerikanë, duke theksuar se është një shenjë paralajmëruese emergjente se pacienti ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Në një kohë kur shumica e simptomave të mutacionit të Omicron janë të njohura për komunitetin mjekësor, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se ka identifikuar një simptomë të re që nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Sipas CDC pacientët që ndjejnë se janë në gjendje çorientimi, apo konfuzioni duhet të kërkojë ndihmën e specialistëve.

Gjithashtu kushdo që ka vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi ose presion të vazhdueshëm në gjoks, është i përgjumur ose është i zbehtë në lëkurë dhe nëse buzët ose thonjtë bëhen “blu”, duhet të vizitojë patjetër një mjek.

Në njoftimin e saj, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve arriti në përfundimin se ndjenja e konfuzionit është tashmë gjithnjë e më e zakonshme tek personat që janë të infektuar me variantin “Omicron”./ CDC

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve