Kjo foto me limona mund t’ju shpëtojë jetën

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Çfarë mund të mësoni nga një karton me limona? Rezulton që mund të mësoni shumë gjëra. Një foto me limona, që është bërë virale në internet, është krijuar për t’i ndërgjegjësuar femrat se  gjëndrat nuk janë simptoma e vetme e kancerit të gjirit që ato duhet të dinë.

Në fillim të kësaj jave, mbijetuesja e kancerit të gjirit, Erin Smith Chieze, postoi këtë foto në faqen e saj në Facebook, si përgjigje për të gjitha emojit me zemra që shumë femra kanë postuar në faqen e tyre në Facebook në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit.

Këto emoji janë pjesë e trendit të rrjeteve sociale për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me kancerin e gjirit.

Por, Chieze donte të shpërndante diçka që mund t’ju vinte në ndihmë grave me këtë sëmundje.

Prandaj ajo zgjodhi një grafik me një duzinë limona për të ilustruar 12 simptomat e kancerit të gjirit që nuk duhet të injorohen, përfshirë edhe ato më pak të njohura, si gropëza apo rrjedhja e një lëngu nga maja e gjirit. Përbri fotos ajo poston edhe një test të shkurtër, ku shpjegon se ky grafik është shumë i ngjashëm me atë që i shpëtoi jetën.

Grafiku është pjesë e fushatës #KnowYourLemons, e iniciuar nga Organizata Mbarëbotërore e Kancerit të Gjirit.

12 shenjat e kancerit të gjirit, të ilustruara edhe në foto janë:

  1. Ndryshim në madhësi ose formë.
  2. Skuqje në lëkurë dhe përreth thithkës.
  3. Rrjedhje e lëngut nga maja e gjirit.
  4. Ënjtje në sqetull ose pjesës përreth supeve.
  5. Dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe sqetull.
  6. Ndryshim të ngjyrës së lëkurës, merr një ngjyrë si të lëkurës së portokallit.
  7. Gjoksi fillon të ndryshojë pozicion ose formë.
  8. Formohet një gjëndër, që duket ndryshe nga indet e tjera të gjirit.
  9. Zgjerim të venave në gji, tregojnë se kanceri po bllokon një enë të gjakut.
  10. Gropëz, kanceri ngjitet pas indeve të gjirit dhe i tërheq ato brenda.
  11. Gërryerje të lëkurës, në raste më të rralla, kanceri që rritet poshtë lëkurës mund ta çajë mes përmes dhe të shkaktojë plagë në gji.
  12. Gjëndër e padukshme.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?