Kjo pjesë e trupit mund të tregojë shumë për shëndetin!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

pjese e trupit 6Buzët përbëhen nga shtresat më të holla të lëkurës, gjë që i bën të ndjeshme në prekje, ndaj tharjes apo plasaritjes. Problemet e vazhdueshme me buzët mund të tregojnë se diçka nuk shkon ashtu si duhet në trupin tonë.
Buza e poshtme e thatë e cila është e kuqe apo e bardhë është shenjë e dëmtimit nga dielli çka mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës në të ardhmen.

“Cheilitis/ Inflamacion i buzëve” është një lloj infeksioni kërpudhor, i cili zakonisht paraqitet te njerëzit me proteza. “Cheilitis” mund të jetë i dhimbshëm dhe të shkaktojë qoshe të acaruara të buzëve. Shmangni lëpirjen, fërkimin apo irritimin e asaj zone të ndjeshme që të mos përkeqësoni gjendjen.

Buzët e thata kronike, mund të shkaktojnë dhimbje në skaje të buzëve. Shkaqet e dehidrimit përfshijnë buzët e thata dhe përdorimin e medikamenteve të caktuara. Këshillohet të pini sa më shumë ujë dhe nëse e keni shprehi t’i lëpini buzët, përmbahuni nga ky veprim  sepse do t’i thani më shumë.

Nëse nuk ju ka goditur dikush në këndet e buzëve dhe keni buzë të ënjtura, atëherë të jeni të sigurt se keni reaksion alergjik. Nëse u është ënjtur gjuha, ju djegin buzët ose fyti, kërkoni ndihmën mjekut sepse ka gjasa për reaksion serioz ltë shkaktuar nga diçka që keni ngrënë apo me diçka që keni qenë në kontakt.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer