Kjo proteinë ndalon përhapjen e kancerit të gjirit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë që mund të ndalojë përhapjen e kancerit të gjirit. Proteina e quajtur EPHA2 mund të ndalojë qelizat kancerogjene të lënë enët e gjakut dhe të shkojnë në pjesë të tjera të trupit.kanceri i gjirit

Qelizat e kancerit të gjirit përhapen në pjesë të ndryshme të trupit më shumë se qelizat e tjera, duke qenë se transportohen nga enët e gjakut, dhe mund të përfundojnë në mushkëri, mëlçi ose  kocka.

Shkencëtarët besojnë se me këtë studim të ri mund të mësojnë si të aktivizojnë proteinën EPHA2, kështu këto qeliza kancerogjene nuk mund të përhapen në trup.

Gjatë studimit të kryer nga “Cancer Research UK” u vëzhguan se si qelizat kancerogjene lëvizin nga enët e gjakut për në pjesë të ndryshme të trupit.

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimit për Kancerin, në Londër, dhe Universiteti i Mançesterit panë se si qelizat kancerogjene ndërvepronin me qelizat e enëve të gjakut.

Kur fillojnë të përhapen qelizat kancerogjene, ato fillimisht hyjnë tek sistemi i qarkullimit të gjakut dhe kapen pas mureve të brendshme të enëve të gjakut. Aty ata mbajnë nën kontroll proteinën e quajtur EPHA2, në mënyrë që të kalojnë nëpërmjet enëve të gjakut. Por, kur këto qeliza kancerogjene ndërveprojnë me muret e qelizave të gjakut, aktivizohet proteina EPHA2 dhe qelizat kancerogjene mbeten brenda enëve të gjakut. Në rast të kundërt, kur proteina është joaktive, qelizat kancerogjene mund të dalin nga enët e gjakut dhe të përhapen në të gjithë trupin.

Dr. Claus Jorgensen, kreu i studimit, thotë: “Hapi tjetër është të zbulojmë si ta mbajmë këtë receptor të aktivizuar, kështu qelizat kancerogjene nuk mund të dalin nga enët e gjakut, për të ndaluar përhapjen e qelizave kancerogjene dhe për ta trajtuar më lehtë sëmundjen.

“Studime si kjo na ndihmojnë të kuptojmë se si përhapet kanceri dhe si ta ndalojmë një gjë të tillë. Duhet të kryhen më shumë studime para se të japë fryte tek pacientët, megjithatë është një hap në drejtimin e duhur,” u shpreh Nell Barrie, menaxherja e “Cancer Research UK”.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?