Kjo supë është njëqind herë më e mirë se antibiotikët. Ja si ta përgatisni!

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kjo supë është cilësuar më e mirë se çdo antibiotikë që gjendet në planet. Ajo është e shijshme dhe e pasur me vlera ushqyese, dhe ndihmon për luftimin e baktereve dhe infeksioneve. Përbërësi kryesor? Hudhra.supe

Hudhra është përdorur nga mjekët popullorë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme (lexoni – 10 përfitimet që i sjell hudhra shëndetit). Kjo bimë ndihmon gjithashtu në luftimin e baktereve, duke shërbyer si një antibiotik i fuqishëm.

Për të përgatitur supën duhen këto përbërës:

  • 20 thelpinj hudhre (të qëruara)
  • 2 qepë të prera në kube
  • Bukë të thatë
  • 2 lugë çaji me vaj ulliri
  • 2 lugë çaji gjalpë
  • 1 lugë çaji trumzë të freskët
  • 1 filxhan salcë kosi
  • 250 ml supë pule

Përgatitja:

  • Ngroheni sobën në 180°C.
  • Prisni kokat e hudhrave dhe vendosni në një letër alumini
  • Hidhni pak vaj ulliri, pastaj mbështillini mirë me letrën e aluminit dhe futeni në sobë
  • Lëreni aty për rreth 90 minuta
  • Hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet për pak minuta
  • Sapo të ftohen, shtypini hudhrat derisa të formohet një pure
  • Merrni një tigan, hidhni vajin e ullirit dhe gjalpin dhe lërini të shkrihen
  • Pastaj hidhni qepën dhe skuqeni për rreth 10 minuta
  • Hidhni hudhrat e shtypura dhe përzieni mirë
  • Shtoni supën e pulës dhe trumzën e copëtuar
  • Kur të fillojë të valojë, uleni temperaturën dhe shtoni bukën e thekur të prerë të në kubikë.
  • Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta
  • Në fund shtoni salcën e kosit, kripë dhe piper.

Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit