Klodi: Sporti dhe shëndeti janë të pandashme

Sportistja e njohur Klodiana Shala ndan eksperiencën e saj për kulturën shëndetësore. Është strikte me të ngrënin dhe kontrollet tek mjeku

2

Duhet të besoni se ka një kulturë shëndetësore shumë të rregullt dhe strikte. E në fakt nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse kjo e bën të jetë jo vetëm një sportiste e suksesshme por edhe një femër me plot hire dhe që rrezaton shëndet dhe bukuri. Si rrallë ndonjë shqiptar ajo e ka zakon gjithnjë që një herë në gjashtë muaj bën kontrolle rutinë mjekësore edhe kur nuk ka asnjë problem shëndetësor. Sa i takon të ngrënit është shumë strikte dhe produktet ushqimore që konsumon padyshim që duhet të kenë vlera të mira ushqyese. Bëhet fjalë për sportisten e njohur Klodiana Shala e cila jep për “Shëndet Plus” një mesazh tepër me vlerë se si duhet të jemi të shëndetshme dhe në formë.

Ju jeni një sportiste me emër në vendin tonë. Mendoni se një sportiste e mirë mbahet patjetër në një shëndet të mirë?

Sporti dhe shëndeti janë dy gjëra të pandashme, por sigurisht ndjekja e një regjimi te caktuar si ushqimor ashtu edhe fizik ndikon shumë në performancën e një sportisti.

Çfarë kupton saktësisht Klodi me shëndet të mirë dhe çfarë bëni konkretisht për të qenë e shëndetshme?
Shëndeti  i mirë për mua ka të bëjë me të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme, në kohën e duhur dhe ndjekja e aktivitetit të rregullt sportiv.
Një tregues i masës trupore më i lartë lidhet në mënyrë të pashmangshme me tendencën për të ngrënë më shpejt. Sigurisht që përpiqem ta shmang këtë gjë.

A është bërë ndonjëherë ndonjë problem shëndetësor pengesë për të arritur rezultatet që keni dëshiruar në sport?
Kujtdo nga sportistet mund t’i ketë ndodhur dhe mund t’i ndodhe diçka e tillë.
Në rastin tim, pengesë është bërë ndërhyrja kirurgjikale në gju si pasojë e një dëmtimi gjatë stërvitjes. Kjo bëri që për një periudhë kohe të isha e paaftë të ndiqja aktivitetin stërvitor. Sigurisht ka pasur dhe raste të tjera, madje viroza të thjeshta të cilat kanë ndikuar negativisht në performanca të rëndësishme sportive.

Në lidhje me ushqyerjen, a jeni e kujdesshme në përzgjedhjen e produkteve ushqimore dhe a jeni korrekte me konsumimin e vakteve?
Faktor i rëndësishëm në ushqyerje është sigurisht konsumimi i vakteve në kohën e duhur, pasi mosrespektimi i vakteve, bëhet pengesë në tretje dhe sigurisht në çorganizimin e ekuilibrit organik. Është e rëndësishme që ushqimi të shijohet në masë dhe që mos të vendosë kufizime.

Mund të na thoni konkretisht si e fillon ditën një sportiste si ju?
Zgjimi në mëngjes sigurisht shoqërohet me ngrënien e tij. Aktivitete në punë stërvitja 2 herë në ditë, që kuptohet se mbetet shumë pak kohë për kohë të lirë

Ju lakmoheni nga shumë femra për format e rregullta të trupit, për këtë ju ka ndihmuar sporti me të cilën merreni apo thjesht e keni në gen?
Gjenetika luan rol të rëndësishme, por në mënyrë që trupi të ketë format e duhura dhe në performancën e duhur kryesorja është aktiviteti sportiv që unë bëj.

A ndodh që të shkoni tek mjeku thjesht edhe për një kontroll rutinë edhe pa pasur probleme shëndetësore?

Patjetër, 1 herë në 6 muaj, madje ka raste kur doktori me thotë: “Je si kokrra e mollës, pse vjen kaq shpesh?”

Përdorni barna shpesh kur sëmureni dhe kur i keni përdorur për herë të fundit?
Mundohem t’i evitoj sa më shumë, por kur virozat janë të rënda detyrohem të përdor dhe antibiotik. Për herë të fundit: gripi i fundit

 

Po familjarëve tuaj a mundoheni t’iu përcjellni një kulturë shëndetësore?
Normal, familjareve si dhe te gjithë miqve të mi.

Sa i përket produkteve kozmetike i përdorni ato dhe e jeni e dhënë pas linjave me emër?
Ashtu si çdo femër përpiqem të kujdesem për veten, nuk jam shumë e dhënë por mundohem që produktet të jenë sa më cilësore.

Po tek mjeksia popullore a keni besim?

Arqile Boti, por na ka lënë shëndenë. Shaka por s’kam ç’të them tjetër..!

– Sa orë stërvitje në ditë bëni për të qenë jo vetëm një sportiste e mirë por edhe për të pasur trupin në formë?

Siç thashë dhe më sipër, stërvitem 2 herë në ditë që normalisht shkon afërsisht rreth pesë orë (për profesionistët). Por edhe 1 orë e 30 min  mjafton për njerëzit e zakonshëm

– Keni ndonjë mesazh për ata që duan të jenë të shëndetshëm dhe në formë?

Të kenë vullnet dhe ambicie për të arritur format trupore  e duhura, të ushqyerit e shëndetshëm shoqëruar nga aktiviteti fizik. Ideale do të ishte që njerëzit të edukoheshin me mendimin e aktivitetit fizik, sepse shëndeti mendor është shumë më i rëndësishëm se ai fizik dhe kjo duhet t’i bëhet kulturë çdo njeriu. Duke u ndierë të tonifikuar dhe energjik me anë të sportit, mund t’i rezistojmë më lehtë tundimit ndaj ushqimeve kalorike.

 

 

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!