Klos/ Mjekë, infermierë e banorë bëhen ekip, për t’i shpëtuar jetën të aksidentuarit

Denisa Canameti
Mungesat e kushteve dhe infrastrukturës për të përballuar trauma të tilla si aksidentet e rënda, nuk i kanë dekurajuar personelin shëndetësor të Klosit dhe banorët e këtij qyteti për ti shpëtuar jetën një qytetari që ka rënë nga një lartësi shkëmbi aksidentalisht.
Përmes një statusi në facebook, doktoreshë Valbona Kola shkruan:
“Falenderoj nga zemra personelin e shërbimit të urgjencës së Qendrës Shëndetësore Klos Dr. Nexhmijen, infermierët: Eduart Hoxha , Vali Losha, Mira Hoxha për gadishmërinë, përkushtimin dhe profesionalizmin që treguan sot për t’i shpëtuar jetën një pacienti në gjendje të rëndë, të rënë nga një lartësi shkëmbi aksidentalisht.
U organizuan dhe vepruan në ekip (edhe ato që ishin në orarin e pushimit) duke tamponuar dhe ndaluar hemorragjinë masive të pacientit dhe transportin në kohë rekord në spitalin e rrethit.
“Ekipit shëndetësor i bashkohen banorë dhe disa punonjës që punonin afër vendngjarjes.
“Falenderojmë Drejtoreshn e spitalit Znj. Alma Frangu dhe të gjithë personelin e urgjencës së Burrelit për gadishmërinë dhe ndihmën deri në momentin e transportit me helikopter drejt spitalit të Traumës Tiranë.
I urojmë shërim të shpejtë S.B”, përfundon doktoresha statusin e saj.
Ndërkohë mësohet se pacienti, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara