Kryefaqja Femijet Koha e tepërt para ekranit tek fëmijët/ Çfarë duhet bërë?

Koha e tepërt para ekranit tek fëmijët/ Çfarë duhet bërë?

0
Shpërndaje

Ndonëse për fëmijët mund të jetë argëtuese qëndrimi përpara ekranit të telefonit për aq kohë sa fëmijët dëshirojnë, prindërit duhet të tregojnë një kujdes më të shtuar ndaj këtyre sjelljeve që shoqërohen me efekte negative për fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, efektet anësore të kohës së tepërt para ekranit përfshijnë:

  1. Probleme me gjumin
  2. Imazhi i dobët për veten dhe problemet e imazhit të trupit
  3. Lexim më i paktë i librave
  4. Agresioni
  5. Obeziteti epidemik
  6. Nivel më i ulët shoqërizimi më fëmijët bashkëmoshatar
  7. Rritja e shpejtë e trurit
  8. Çrregullime të humorit

Koha mesatare para ekranit për fëmijë të moshave të ndryshme

Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, pyetja më me vlerë është se sa kohë duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit. Ndërsaka shum përgjigje mbi këtë çështje, shumica e ekspertëve pajtohen se më pak kohë para ekranit është më mirë, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

 

Mosha Organizata Botërore e Shëndetësisë Akademia Amerikane e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve
nën 2 vjeç

 

Nuk rekomandohet

 

Vetëm programe edukative për fëmijë.

 

2–5 vjeç

 

Më pak se një orë 1 orë në ditët e javës

3 orë në fundjavë

+6 vjeç                    _ Inkurajoni përdorimin dhe aktivitetet e shëndetshme për fëmijë.

 

Koha mesatare e qëndrimit para ekranit për fëmijët e moshës shkollore, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandohet se duhet të jetë:

Mosha 8-10 vjeç 11- 14 vjeç 15- 18 vjeç
Orët mesatare ditore të shpenzuara përpara një ekrani  

6 orë

 

9 orë

 

7.5 orë

Sasia mesatare e kohës së kaluar para ekranit në ditë duke parë televizor  

4 orë

 

5 orë

 

4.5 orë

 

Këshilla për vendosjen e kufijve të kohës para ekranit për fëmijët

Nuk jeni i sigurt se ku duhet të fillojnë dhe mbarojnë kufijtë e përdorimit të ekranit tek fëmijët? Hapi më me rëndësi është të hapni dialog me fëmijën për mënyrën se si mediat sociale dhe bota në internet i bëjnë ata të ndihen.

Këtu janë disa rregulla dhe udhëzime të përgjithshme që mund të jenë të dobishme:

  1. Përdorni kontrollet prindërore kur është e nevojshme për të kufizuar përmbajtjen që mund të shikojnë fëmijët më të vegjël.
  2. Punoni me fëmijët më të rritur dhe adoleshentët për të vendosur kufijtë e tyre për një kohë të shëndetshme para ekranit.
  3. Fikni të gjitha ekranet gjysmë ore deri në një orë para gjumit të fëmijëve.
  4. Kufizoni pajisjet elektronike në tryezën e darkës ose gjatë aktiviteteve familjare.
  5. Ndihmojini të kuptojnë pse më pak kohë para ekranit mund të jetë më e shëndetshme, mendërisht dhe fizikisht.

Përshtati në shqip: Egida Delibashi/ HealthLine

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here