Kohë virozash, por dhe COVID-19/ Mjekët konfirmojnë rastet: Shfaqet me temperaturë të lartë

Virusi i Covid 19 duket se është rikthyer në vendin tonë.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë konfirmuar nëpërmjet rapid test raste të infektuara me Covid. Koronavirusi ka prekur edhe fëmijët vegjël, madje ka dhe raste të shtruara në shërbimin pediatrik.

Mjekët thonë se ka raste nga më të lehtat, deri tek ato mesatare me simptoma ku dominon temperaturë e lartë për tre ditë. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare se cili është varianti i Covid-19 që po qarkullon në këtë sezon në vendin tonë.

Mjekët bëjnë thirrje të bëhet kujdes me respektimin e masave, pasi jemi dhe në prag të vjeshtës ku fillojnë të mbivendosen edhe virozat e stinës, edhe pse në këtë periudhë po qarkullojnë shumë./ Top Channel

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë