Kolegët në Itali më dhanë dy shpjegime pse po vdesin edhe moshat e reja nga virusi

Dy persona në moshën 40-vjecarë janë viktima me moshën më të re në Shqipëri, ndërsa mjekët prej kohësh kanë bërë thirrje që askush nuk është i përjashtuar nga koronavirusi. Lidhur me sqarimin pse virusi rezulton fatal për moshat e reja, mjeku Pëllumb Pipero tregoi bisedën e tij me kolegët në Itali.

“Fola me kolegët në Itali dhe sipas tyre deri më tani vdekjet në mosha të reja konsiderojnë se vijnë për një përgjigje hiper-imune dhe infalamtore sistemike, që vjen nga çlirimi i atyre që quhen në gjuhën mjekësore citokinav, që procedojnë shumë shpejt, është një insuficiencë multioganore.

Po sipas kolegëve italianë, moshat e reja janë më të ekspozuara dhe marrin sasi më të madhe virusesh në njësinë e kohës. Dhe ky mund të ishte një sqarim. Komplikacione mund të ndodh dhe në mosha të reja. Të mbrohemi duke mos u ekspozuar”, tha Pipero në emisionin “Opinion”.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë