Kolesteroli i lartë, rreziku dhe lidhjet me sëmundjet e tjera

Dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe

Ku qëndron rreziku i kolesterolit të lartë?

Një pacient mund të jetë me kolesterol mjaft të lartë në gjak dhe të prezantohet pa simptoma sepse duhen vite, ndoshta dekada që prezenca e kolesterolit të lartë në gjak të shkaktojë sëmundje të artereve. Të shkaktojë arterosklerozë, insulte cerebrale apo sëmundje të ansive. Kjo do të thotë që nëse ne duam ta mbrojmë një individ duhet të masim vazhdimisht me analiza vlerën e kolesterolit  sepse përgjithësisht ai prezantohet pa simptoma.

Duke qenë që për aterosklerozën thuhet që e ka fillesën që në fëmijërin e hershme, e mira është që nivelet e kolesterolit në gjak të maten pse jo që në fëmijëri dhe individët që kanë predispozitë gjenetike (situatë të trashëguara për sëmundje të artereve koronare) individët e asaj familje të vlerësohen që herët.

Gjithashtu në fëmijët obez. Ne sot po shohim që obeziteti po zbret, pra është present edhe tek fëmijët  dhe është absolutisht e nevojshme që të matet kolesteroli  në mënyrë që ne te jemi  korrekt me gjykimin apo ndjekjne në vijëmësi.

Nëse një individ pavarsisht moshës së re, prezantohet me kolesterol të rritur apo me prezencë  jo normale të sasis së kolesterolit në gjak, të mirë apo të keq, padiskutim që ndjekja e këtyre individeve pavarësisht moshës bëhet një herë në dy ose tre vjet varësisht nga vlerat. Pra e mira është që ne të kemi informacion për nivelin e lipideve në gjak, konkretisht të kolesterolit që në moshë të re.

Ndërlidhja e kolesterolit me sëmundje të tjera?

Kolesteroli i rritur në gjak ndikon në sëmundjet e arterieve. Nuk është një vlerë fillestare e kolesterolit shumë e rrezikshme, por mbetja me vite e niveleve të larta të kolesterolit në gjak, bëhet/ është arsye për të dhënë ngushtim të enëve të gjakut deri në mbylljen e tyre.

Rritja e kolesterolit në gjak është parë si një ndër foaktorërt esencial që kontriubon në zhvillimin e sëmundjes së arterosklerozës, që do të thotë kontriubon në ngushtimin e arteries së zemrës, trurit apo organeve të tjera.

Po në lidhje me diabetin?

Përveç se arsye për të rritur kolesterolin në gjak, djeta  e pa shëndetshme dhe faktorët  gjendetik, ka dhe sëmundje që kontriubojnë , pra  diabeti në vetvete, konsumi i alkoolit, sëmundjet renale, janë këtoi arsye që çekulibrojnë  apo  favorizojnë rritjen e kolesterolit në gjak.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?