Koliti ulceroz, ushqimet që duhet të shmangni

Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe

Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës.

Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë:

  • Diarre, shpesh me gjak
  • Dhimbje barku
  • Dhimbje rektale
  • Humbje peshe
  • Lodhje
  • Ethe

Shumica e njerëzve me kolit ulcerative kanë simptoma të lehta deri të moderuara.

Shkaku i saktë i kolit ulceroz mbetet i panjohur. Më parë, dyshohej të ishin dieta dhe stresi, por tani mjekët e dinë se këta faktorë mund të përkeqësojnë por nuk shkaktojnë kolit ulcerativ.

Një shkak i mundshëm është mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Trashëgimia duket gjithashtu të luajë një rol në kolitin ulceroz. Koliti ulceroz është më i zakonshëm tek njerëzit që kanë anëtarë të familjes me këtë sëmundje.

Faktorët e rrezikut

Koliti ulceroz prek rreth të njëjtin numër të grave dhe burrave. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë:

Mosha. Koliti ulceroz zakonisht fillon para moshës 30 vjeçare.

Historia familjare. Ju jeni në rrezik më të lartë nëse keni një të afërm, si: prind, vëlla ose fëmijë.

Ndërlikimet që sjell moskurimi i kolitit ulceroz

Nëse nuk mjekohen, njerëzit me kolit ulceroz mund të zhvillojnë një sërë komplikacionesh kronike e ndonjëherë të rrezikshme.

Fatmirësisht, shumë prej këtyre komplikacioneve mund të trajtohen me sukses.

Ndërlikimet:

  • Hemorragji
  • Çarje të zorrës së trashë
  • Ngushtim të zorrës së trashë
  • Kancer të zorrës së trashë
  • Probleme me ushqyerjen
  • Dhimbje kyçesh dhe artrit
  • Infeksione të syrit
  • Ulcera të gojës
  • Dëmtim të mëlçisë
  • Dëshpërim dhe ankth
  • Osteoporozë

Ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga koliti ulceroz

Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës. Ai mund të shkaktojë dhimbje, fryrje të barkut, diarre, probleme me oreksin etj.

Shpeshherë diagnostikimi i kësaj sëmundje shfaqet i vështirë për shkak të ngatërrimit të simptomave me sëmundje të tjera që janë të ngjashme.

Ushqime të caktuara ose zakonet e të ngrënit nuk shkaktojnë kolit ulceroz, por ata mund ta përkeqësojnë sëmundjen. Këto janë disa nga ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e kolitit ulceroz.

Fasulet- Thjerrëzat dhe fasulet janë të pasura me fibra dhe mudn të shkaktojnë

gazra, prandaj nuk janë ushqimi ideal për ata që vuajnë nga koliti ulceroz.

Kafja dhe çaji- Kafja, çaji dhe pije të tjera me kafeinë mund të pengojnë në shërimin e pacientëve me kolit ulceroz.

Produktet e qumështit – Mund të jeni intolerant ndaj laktozës, pra trupi nuk tret sheqerin e qumështit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se vuani nga koliti ulceroz.

Brokoli –  Perimet si brokoli, lulelakra selinoja, janë të pasura me fibra dhe nuk treten lehtësisht, prandaj mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe dhimbje të barkut.

Misri dhe kërpudhat – Edhe misri apo kërpudhat janë të vështira për t’u tretur dhe mund të

shkaktojnë irritim të zorrëve dhe diarre tek ata që vuajnë nga koliti ulceroz.

Të gjitha llojet e erëzave –  Mund t’i përdorni pak në gatimet tuaja po asnjëherë mos i bëni ushqimet shumë djegëse nëse vuani nga koliti ulceroz./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore