Kombinimi i këtyre dy erëzave ul rrezikun për t’u prekur kanceri

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

I pëlqeni ushqimet pikante? Nëse jo, ja një arsye përse duhet të ndryshoni mendim. Sipas një studimi të ri, kombinimi i specit djegës dhe xhenxhefilit është i duhuri për të luftuar kancerin.ushqim-pikant

Sipas hulumtuesve shkencorë, përbërësi kaspaicin, që gjendet tek speci i kuq djegës, mund të kthehet në luftues i kancerit kur kombinohet me një përbërës tjetër të xhenxhefilit, të quajtur 6-gingergol.

Këta dy përbërës së bashku formojnë një përbërës super të fortë që frenon receptorët kyç në zhvillimin e tumorit.

Përgjatë disa javëve, hulumtuesit shkencorë nga “American Chemical Society” ushqyen minjtë e rrezikuar nga kanceri i mushkërisë ose vetëm me spec të kuq djegës apo xhenxhefil, ose duke i kombinuar të dyja bashkë. Gjatë studimit, tek minjtë që morën vetëm spec djegës u zhvillua tumor kanceroz në mushkëri, ndërsa tek minjtë që u ushqyen me xhenxhefil, vetëm gjysma e tyre u prekën nga qeliza kanceroze.

Përqindja ishte edhe më e ulët, vetëm 20%, tek minjtë që u ushqyen me të dyja përbërësit. Autorët kryesor të studimit,  Jiahuan Li, Gangjun Du, dhe kolegët e tyre duan të bëjnë më shumë kërkime për të gjetur prova më bindëse në lidhje me efektin e këtyre dy erëzave në parandalimin e kancerit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës