Kombinimi që lufton infeksionet dhe pastron gjakun

Nëse ndjeheni të lodhur ose keni probleme me qarkullimin e gjakut mund të provoni këtë pije. Kjo vlen edhe për individët të cilët kanë imunitet të dobët ose probleme me enët e gjakut.

limon hudherHudhër, xhenxhefil dhe limon: këta përbërës i gjeni në supermarketet më të afërta. Kombinimi i limonit, xhenxhefilit dhe hudhrës ndihmon në parandalimin e radikaleve të lira të cilat janë shkaktarë të shumë sëmundjeve të rënda duke përfshirë edhe ato të zemrës. Parandalon infeksionet, ftohjet, pastron mëlçinë, si dhe rregullon nivelin e yndyrës në gjak.

Si ta përgatisim:

  • 4 hudhra
  • 4 kokra limon
  • Xhenxhefil
  • 2 litra ujë

Përgatitja:

Zhytim limonin në ujë me sodë në mënyrë që të largojmë pesticidet që ndodhen në lëkurën e tij, më pas i lajmë dhe i presim në feta. Copëtojmë hudhrat dhe i përziejmë bashkë me copat e limonit dhe xhenxhefilin. I vendosim të ziejnë në 2 litra ujë duke i përzier herë pas here.  E vendosim masën në shishe qelqi ose kavanoz. Këshillohet të konsumoni 200 ml në ditë, të paktën 2 orë para vakteve, me stomak bosh. Kjo terapi duhet të zgjasë 3 javë, më pas bëni një pushim 7 ditor dhe përsëriteni përsëri nëse dëshironi. Për të përmirësuar shijen e pijes mund të shtoni pak mjaltë.

Për personat që vuajnë nga stomaku apo sëmundjet kronike, është mirë të konsultohen me mjekun e familjes para se të konsumojnë një kurë të tillë. /Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit