Komiteti gjerman rekomandon: Të gjithë fëmijët 12-17 vjeç të vaksinohen

Të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12-17 vjeç duhet të marrin një vaksinë për të rritur sigurinë, pas rreziqeve të shtuara nga varianti Delta, rekomandon Komiteti i Përhershëm për Imunizimin, pranë Robert Koch Institute në Gjermani këtë të hënë.

Komiteti, i njohur si STIKO, kishte rekomanduar më herët që vetëm fëmijëve dhe adoleshentëve me probleme shëndetësore të tjera t’u jepet një vaksinë kundër koronavirusit.

STIKO tha se rekomandimi i tij bazohej në të dhënat e reja të mbikëqyrjes nga programi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, si dhe përllogaritja matematikore që tregon se fëmijët ishin në rrezik shumë më të lartë të infektimit nga varianti Delta.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të këtyre vëzhgimeve dhe të dhënave të reja shkencore, STIKO ka arritur në përfundimin se, sipas gjendjes aktuale të njohurive, avantazhet e vaksinimit tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore shumë të rralla të vaksinimit,” tha komiteti./Reuters

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë