Komiteti Teknik i Ekspertëve: Të karantinohen të gjithë ata që kanë simptoma

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, u shpreh se qarkullimi i këtij varianti tregon se ne nuk e kemi përfunduar situatën, ndaj duhet që personat që kanë simptoma, të karantinohen.

“Nëse për një moment harruam që jemi në këtë situatë, qarkullimi i këtij varianti tregon që nuk e kemi përfunduar këtë detyrë. Ky proces vijon, për të çuar në mënyrë të përsëritur mostra. Ajo që do të kërkoja nga qytetarët është që në fund të ditës të mos anashkaloni këshillat. Mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena, janë kryefjala. Nëse keni kryer dozën e parë, kryejeni edhe dozën e dytë. Persona e vaksinuar me të dyja dozat kanë shans minimal për t’u prekur nga Covid-19″, u shpreh Fico.

“Të gjithë ata raste që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore, të telefonojnë në numrin e urgjencës 127”, këshilloi Fico.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren