Kompania e gatshme të paguajë miliona euro për secilin punonjës që lind një fëmijë

Një kompani korano-jugore është e gatshme të paguajë miliona euro për të ndihmuar në zgjidhjen e nivelit të ulët të lindjeve në vend.

Booyoung Group, një kompani ndërtimi me qendër në Seul, planifikon të paguajë 100 milionë ëon koreane (75.000 euro) për secilin punonjës që lind një fëmijë, njoftoi kompania të hënën (05.02) në një komunikatë për shtyp.

Kompania gjithashtu do të paguajë një total prej 7 miliardë ëon koreane (5,25 milionë euro) për 70 punonjës që kanë lindur fëmijë që nga viti 2021.

Nga kjo nismë përfitojnë burra dhe gra, tha një përfaqësues i kompanisë.

Koreja e Jugut ka shkallën më të ulët të fertilitetit në botë – që tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj – dhe ky raport pritet të bjerë më tej në 0,65 në 2025, sipas parashikimeve.

Shumë vende evropiane gjithashtu përballen me plakjen e popullsisë, por shpejtësia dhe ndikimi i këtij ndryshimi zbutet nga imigrimi. Vende si Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina i janë shmangur imigrimit masiv për të trajtuar rënien e popullsisë së tyre në moshë pune.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë