Kompanitë e barnave nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e ilaçit low-cost kundër Covid për 105 vende

Një organizatë e mbështetur nga OKB njoftoi të enjten se ka nënshkruar marrëveshje me më shumë se njëzet kompani të barnave për të prodhuar versione të pilulës Covid-19 të Merck për të furnizuar 105 vende në zhvillim.

Grupi i Patentave të Medikamenteve tha se marrëveshjet do t’i jepnin mundësi kompanive të barnave të prodhojnë edhe lëndën e parë për molnupiravirin, edhe vetë produktin përfundimtar.

Molnupiravir, i zhvilluar nga Merck dhe Ridgeback Therapeutics, është raportuar se ka përgjysmuar normën e shtrimeve në spital të pacientëve me shenja të hershme të Covid-19. Britania, Bashkimi Europian dhe SHBA-ja autorizuan përdorimin e tij gjatë muajve të fundit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të aksesit global ndaj një medikamenti për Covid-19 që nevojitet urgjentisht,” tha Charles Gore, drejtor ekzekutiv i Grupit të Patentave të Medikamenteve.

Grupi tha se 27 prodhues të barnave në 11 vende të ndryshme, duke përfshirë Bangladeshin, Kinën, Egjiptin, Vietnamin, Kenian dhe Afrikën e Jugut, do të fillonin së shpejti me prodhimin e pilulës së zhvilluar nga Merck.

Një pilulë antivirale që njerëzit mund ta marrin edhe në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për t’u shëruar më shpejt, mund të jetë një zgjidhje e re, që do të lehtësojë ngarkesën e jashtëzakonshme të spitaleve dhe do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit në vendet më të varfra që kanë sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Ky medikament do të forconte gjithashtu luftën në dy fronte ndaj pandemisë: trajtimi i simptomave me ilaçe dhe parandalimi nëpërmjet vaksinimeve.

Merck njoftoi në tetor se do të lejonte kompanitë e tjera farmaceutike që të prodhonin molnupiravir. As Merck – Ridgeback Biotherapeutics dhe as Universiteti Emory, i cili shpiku këtë ilaç, nuk do të përfitojnë përmes patentës së tyre nga shitjet e molnupiravirit nga kompanitë e tjera, për sa kohë që Covid-19 mbetet një emergjencë shëndetësore globale.

Deri më sot, asnjë prodhues i vaksinave kundër koronavirusit nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të tillë./ DW

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal