Kompjuterat, të dëmshëm për sytë para moshës 10-vjeçare

femije laptop kompjuterNë një intervistë për gazetën “Shëndet+”, okulistja Suzana Zhuka thotë se nuk është mirë që fëmijët nën 10 vjeç të përdorin celularë apo kompjuter, pasi ato ndikojnë në zhvillimin e syrit të fëmijës

Doktoreshë, sa dhe si ndikon teknologjia (celulari, kompjuteri dhe televizori) në sytë e fëmijës?

Syri vazhdon zhvillimin dhe forcimin e muskujve të tij (muskujt rektus, dekstra, sinistra, oblikus etj) që janë muskujt e drejtë dhe oblik të syrit që realizojnë lëvizshmërinë e bulbit (globi i syrit). Ky zhvillim i syrit vazhdon deri në moshën 10-vjeçare. Nëse në një fëmijë që normalisht i ka muskujt e dobët i vendosim një kompjuter apo ipad, sytë fillojnë të konvergojnë sepse distanca është shumë e afërt. Pra, krijohet strabizmi i cili shoqërohet me ambliopi dhe hipermetropi. Pra, kanë shumë rrezik për fëmijët. Ndaj deri në moshën 10-vjeçare nuk duhet t’u blejmë asnjë lojë elektronike. Madje as kompjuter sepse një fëmijë 5 apo 6 vjeç nuk i nevojitet një i tillë, pasi nuk është as në shkollë.

Mjekja Suzana Zhuka

Mjekja Suzana Zhuka

Megjithëse kompjuterat janë me ekran mbrojtës, rrezatimi i tij ndikon edhe në korne (xhami i syrit) duke e tharë atë. Në vitet  e fundit po konstatojnë shumë raste me sy të thatë (dry eye sindrom) nga përdorimi i kompjuterit. Këtu bëjnë pjesë më së shumti studentët, pasi rrinë me orë të tëra përpara kompjuterit. Si rrjedhojë kanë të nevojshëm lotin natyral për të mos tharë xhamin e syrit. Pikërisht për këtë arsye syri mbyllet dhe hapet shumë herë gjatë ditës pa vetëdijen tonë për të njomur xhamin e syrit.

Fëmijët mbi 10 vjeç sa orë duhet të rrinë përpara kompjuterit?

Quhet higjena e të parit. Jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Duhet të rrinë afro 45 min përpara kompjuterit dhe pastaj duhet bërë një pushim. Higjiena e të parit konstiston në parjen në horizont. Kështu ne bëjmë dhe çlodhjen e syrit. Sepse ambjenti i mbyllur nuk na çlodh syrin. Ne nuk e dimë se çfarë është higjiena e të parit, ne kujtojmë se duhet të lajmë sytë. Jo! Higjiena e të parit është pushimi që ka nevojë syri për të parë në horizont sa më larg rreth 10 apo 15 minuta.

Disa këshilla për prindërit?

Ata duhet të kenë shumë kujdes me fëmijët. Nuk duhet t’u plotësojnë çdo dëshirë fëmijëve përsa i takon lojërave elektronike apo qëndrimit me orë përpara kompjuterit. Shumë prindër “çlirohen” duke lënë fëmijët përpara lojërave elekronike në kompjuter apo celular. Është e gabuar sepse fëmijët kanë nevojë për lojëra fizike me moshatarët e tyre.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"