- 250-300 gr fruta të thata
- ½ gotë uji sheqer
- Pak limontoz
Përgatitja
Frutat e thata pasi pastrohen, lahen mirë me ujë të vakët. Në një tenxhere me ujë të valuar shkrihet sheqeri dhe hidhen frutat, në fillim ato që duhet të ziejnë shumë, si psh. dardhat, mollët e thata dhe kumbullat, kurse më vonë, pas 10-15 minutash, shtohen kajsitë, vishnjat ose rrushi i thatë.
Ziejnë 10 minuta së bashku, shtohet limontoz dhe lihet të ftohet.
Kompostoja bëhet edhe më e shijshme kur përdoret disa orë pas zierjes. Kompostot me fruta të thata mund të përgatiten edhe veç e veç. Mënyra e përgatitjes është e njëjtë.
Ju bëftë mirë!



