Konçesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zv.ministrin e Shëndetësisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, u mor sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me koncesionet e hemodializës dhe sterilizimit të dhëna vitet e fundit.zv.ministri i shendetesise

Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015, pas publikimeve në media të dyshimeve për abuzime.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me procedurat dhe dhënien me koncesion të disa shërbimeve spitalore. Në hetim janë marrë koncesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, si dhe koncesioni i check-up-it falas.

Në ditët në vijim pritet të merren në pyetje edhe katër zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë. Organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për “Shpërdorim detyre” në lidhje me tri koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë për pasterizimin, hemodializën dhe check ­up-in falas për popullatën./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes