Konçesionet në shëndetësi, më shumë pagesa për sterilizimin

Buxheti i shtetit po përballet me një kërkesë të rritur për sa i përket pagesave që duhet të bëjë për disa konçesione të dhëna në sektorin e shëndetësisë.

Shqetësimet më të mëdha lidhen me kontratën konçesionare të ofrimit të setit të pajisjeve kirurgjikale, ku sipas një analize të bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë deri në muajin shtator fondi i caktuar për këto pajisje që ofrohen nga kompania konçesionare dhe paguhen nga buxheti është tejkaluar me 320 mijë dollarë.

Vlera që parashikohej të paguhej për të gjithë vitin në planin e Ministrisë së financave ishte 16 milion dollarë por për 9 muaj kërkesat për setet kirurgjikale arriten në vlerën e 16 milion e 300 mijë dollarëve duke tejkaluar për të dytin vit shumën që ishte planifikuar në kontratën konçesionare.

Një vit më parë qeveria u detyrua të paguante 5 milion dollarë më shumë për konçesionarin e sterilizimit. Konçesioni i check up-it do të vazhdojë të marrë 8.7 milion dollarë, sa është dhe vlera që parashikohet në kontratë për shkak se nuk është tejkaluar numri i personave që kanë bërë kontrollin bazë mjekësor.

Nga viti i ardhshëm buxheti do të nisë edhe pagesat për konçesionin e ofrimit të shërbimeve laboratorike në spitale, të cilat do të kushtojnë 12.8 milion dollarë në vit.

Në total konçesionet në shëndetësi kapin vlerën e 388 milion dollarëve.

Burimi: TV Klan

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik