Koncesioni i laboratorëve: 8 milionë euro privatit, mungojnë mjetet bazë

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka denoncuar skandalin e radhës në shëndetësi. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, deputeti njofton se prej disa ditësh në laboratorët e QSUT mungojnë epruvetat për analiza.

“Skandali i radhës në shëndetësi
Mjekët të shqetësuar për jetën e pacientëve ankohen për situatën e dëshpëruar ne të cilën janë të detyruar t’u shërbejnë këtyre pacientëve. Në laboratorët e QSUT mungojnë prej ditësh epruvetat për analiza. Nuk bëhet fjale për ndonjë qendër shëndetësore të vogël në ndonjë fshat të vendit, por për laboratorin më të madh, ku çdo ditë përplasen qindra të sëmurë në nevojë. Dhe kjo ndodh ndërkohë që ka hyrë në zbatim dhënia me koncesion e laboratorëve, ku nga 18 që duhej të funksiononin, janë hapur vetëm 3. Në një kohë kur nga 1 milion euro në vit që paguante shteti për sistemin e laboratorëve, sot i detyrohet privatit 8 milion euro. Të nderuar miq. Në Shëndetësinë e rilindur ministrat ndërrohen, vetëm vjedhja dhe papërgjershmëria nuk ndryshon”, shrkuan deputeti Spahia.

Koncesioni i debatueshëm i shërbimit të laboratorëve-i katërti në shëndetësi pas Check up-it, hemodializës dhe sterilizimit të sallave kirurgjikale pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 13 miliardë lekë në 10 vjet ose rreth 100 milionë dollarë.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni