Konferenca e Shoqatës së Traumës, Torba: Eskpertët më të mirë, në Shqipëri

Denisa Canameti

Shoqata Shqiptare e Traumës e themeluar në tetor të vitit të kaluar ka organizuar sot Konferencën e Parë Kombëtare. Organizatorët e kësaj konference kanë pregatitur një program shkencor dy ditor, i cili do të prezantohet gjatë dy ditëve të konferencës. Në këtë konferencë ishin ftuar një DSC05783numër i madh ekspertësh nga fusha e shëndetësisë të cilët referuan tema të ndryshme. Profesorë nga Universiteti i Myhniut, si dhe nga universitete të tjera evropiane sollën raste konkrete ndërhyrjesh duke shkëmbyer kështu eksperiencën me mjekët tanë. Në këtë konferencë ishte i ftuar edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili në fjalën e tij falenderoi ekpertët e huaj dhe shqiptar.

Ndërkohë, Myftar Torba, organizator i kësaj konference, në fjalën e tij përshëndetëse e cilësoi këtë konferencë si një ëndërr të realizuar. “Kisha ëndërruar, – tha Torba, – që një ditë të sjell këtu profesorët më të mirë, ata të cilët ne shkojmë për t’i dëgjuar nëpër konferenca evropiane. Sot kjo ëndërr m’u bë realitet”, vazhdoi Torba me fjalën e tij. Ai nuk la për falenderuar Ministrinë e Shëndetësisë e njëkohësisht të gjithë faktorët e tjerë mbështetës në këtë konferencë, si: drejtorin e SUT-së, mjekët të cilët kanë bërë një punë shumë të madhe në realizimin e temave të një niveli shumë të lartë, si dhe sponsorat e tjerë nga klinikat e ndryshme private.

Mjekë shqiptarë referuan tema të ndryshme, duke sjellë raste konkrete si dhe mundësitë  e pamundësitë e këtyre rasteve në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën Shëndet+, Myftar Torba u shpreh se: “Qëllimi i konferencës ishte që ne të sjellim sëbashku ekspertët internacional të fushës për tu bërë “share” njohurive tona, t’i dëgjojmë e të na dëgjojnë ne. Janë ekspertë të cilët referojnë, dhe emra shumë të njohur që kanë referuar nëpër konferenca europiane e më gjërë”.

Kjo konferencë pritet të vazhdojë edhe ditën e premte me të tjera referime, me të tjera tema, me të tjerë ekspertë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak