Konferenca finale për projektin “Development of New Interreligious Tools”

Në kuadër të projektit “Development of new interreligious tools”, me organizatë lider IUVENTA nga Serbia dhe organizata partnere nga Ballkani dhe Evropa, ku një prej tyre është edhe organizata shqiptare Beyond Barriers, u mbajt konferenca me datë 26.11.2018 ne Hotelin Albanian Star në Durrës.

Konferenca kishte si qëllim promovimin e “board games” të krijuara gjatë fazave të projektit Development of new interreligious tools. Projekti i financuar nga Komisioni Evropian nën programin e Erasmus+ filloi me datë 1.08.2017 dhe perfundon me 30.11.2018.

Gjate konferencës u fol për projektin e implementuar, objektivat, qëllimet dhe rezultatet e pritura. Gjithashtu të ftuarve iu prezantuan edhe nëntë aktivitetet e zhvilluara në nivel lokal në Shqipëri, me qëllim testimin e lojërave te krijuara gjatë trajnimeve dhe seminareve te projektit. Të pranishëm ishin përfaqësues nga organizata civile, studentë dhe të rinj nga rajoni i Ballkanit. Gjate konferencës të ftuarit patën mundësi që të luanin lojërat e krijuara, të cilat u pritën shumë mirë prej tyre.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit