Konferenca Ndërkombëtare Profesionisti Shëndetësor – Pacienti dhe të drejtat e tyre

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) për herë të parë organizon Konferencën Ndërkombëtare ”Profesionisti shëndetësor, Pacienti dhe të drejtat e tyre”, e cila do të mbahet më 13 tetor 2018, në Hotel Prishtina International, në Veternik-Prishtinë.

Marrëdhëniet ndërmjet profesionistëve shëndetësor dhe pacientëve janë duke ndryshuar viteve të fundit. Pacientët kërkojnë nga mjekët e tyre më shumë se kurrë më parë. Pacientët kërkojnë që ‘mjeku të hyjë në botën e tyre, për të parë sëmundjen përmes syve të tyre’.

Rritja e kërkesave të pacientëve ka bërë që të gjithë profesionistët shëndetësor gjatë punës së tyre të kenë pasur ose të kenë në të ardhmen nga një përvojë negative me pacientët e tyre. Si profesionisti shëndetësor ashtu edhe pacienti pretendojnë se kanë të drejtë, por, kjo gjë është relative.

Kujdesi shëndetësor me pacientin në qendër është një qasje e re në planifikimin, shpërndarjen dhe vlerësimin e kujdesit shëndetësor që bazohet në partneritete me përfitim reciprok midis pacientëve, familjeve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Këto partneritete në nivelet klinike, programore dhe politike janë thelbësore për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë.

Kujdesi Shëndetësor me Pacientin në Qendër është orientim i ri programor i shëndetësisë në Kosovë, i cili marëdhëniet profesionist shëndetësor – pacient i kalon nga një sistem paternalist i kujdesit shëndetësor (sistem ku pacienti nuk merr pjesë në trajtimin e tij sepse “mjeku i di të gjitha”) në një sistem ku promovohet autonomia e pacientit si një partner i barabartë i kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht të mirave të dëshmuara që ka ky sistem, pacientin dhe stafin mjekësor i ka vënë në një situatë të pa volitshme. Pacientët janë ata të cilët bëjnë trysni për respektimin e të drejtave që dalin nga koncepti “Pacienti në Qendër”, ndërsa stafi shëndetësor është mësuar me sistemin “paternalist” të trajtimit të pacientëve. Kjo gjë ka bërë që palët në një mardhënie klinicist – pacientë të mos kenë raporte të mira.

Për ta trajtuar këtë problematikë në një rrafsh shkencor është duke u organizuar Konferenca e Parë Ndërkombëtare “Profesionisti Shëndetësor, Pacienti dhe të Drejtat e Tyre” e cila do të mbledhë ata që punojnë pa u lodhur për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për të ndarë ekspertizën e tyre dhe për të ofruar shembuj inovativ që nxisin partneritetin midis pacientëve, familjeve, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, kërkuesve dhe krijuesve të politikave.

Prezantues nga Aleanca Botërore e Organizatave të Pacientëve, Shoqata Botërore e Ligjeve Mjekësore, Shoqata e Mjekëve Amerikan, Forumi Evropian i Pacientëve, Avokati i Popullit të Kosovës, Përfaqësues të Stafit Mjekësorë si dhe emra të tjerë eminent ndërkombëtar dhe vendor, do ta bëjnë këtë event madhështor dhe shumë frytdhënës për pjesëmarrësit.

Kjo konferencë është një mundësi ideale për të kuptuar se cilat janë trendet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve në një marëdhënie profesionist shëndetësor – pacient dhe për të mësuar se si të menaxhohet me pakënaqësitë e tyre.

QËLLIMI I NGJARJES

Sjellja e praktikave më të mira ndërkombëtare të marëdhënieve profesionist shëndetësor – pacient që do të ndikojnë në përmirësimin e raporteve dhe komunikimit mes tyre dhe të rrisin kualitetin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

AKREDITIMI

Oda e Mjekëve 20 pikë (Aktiv) / 15 pikë (Pasivë)

Oda e Infermierëve 20 pikë (Aktiv) / 15 pikë (Pasivë)

Oda e Fizioterapeutëve 20 pikë (Aktiv) / 15 pikë (Pasivë)

KUSH MUND TË MARR PJESË

Konferenca është e dobishme për të gjithë stafin mjekësor, me theks të veçantë Mjekët, Infermierët, fizioterapeutët, organizatat e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor, inspektorët shëndetësor,
studentët e shëndetësisë dhe drejtësisë, punëtorët social, hartuesit dhe zbatuesit e politikave shëndetësore dhe të gjitha palët e tjera që kanë impakt në shëndetësi.

PËR REGJISTRIM KLIKO LINKUN MË POSHTË

http://prak-kosova.org/formulari-per-konference/

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme