“Vdekshmëria amtare në vend, pothuajse u përgjysmua, nga 11.8 në 2013 në 6.8 në 2015, ndërsa vdekshmëria foshnjore u ul nga 7.9 në 2013 në 7.1 në 2015”.
Ky raport është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë një konference rajonale dy ditore, mbajtur në Paris me përfaqësues të nivelit të lartë të OBSH-së nga 40 vende evropiane.
Për herë të parë, drejtues të nivelit të lartë sektorëve të shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe arsimit nga mbi 40 vende evropiane, përfshirë edhe ekspertë nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, u mblodhën së bashku në Paris, Francë, në 7-8 dhjetor 2016 në një Konferencë të nivelit të lartë të OBSH-së, me synim rritjen e nivelit të bashkëpunimit për shëndet më të mirë dhe mirëqenie.
Në këtë forum, i cili u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë të Francës, u diskutua për ndërmarrjen e hapave konkrete për adresimin e përcaktuesve socialë të shëndetit dhe fuqizimin e mbrojtjes sociale, si një mjet për të dhënë të gjithë fëmijëve fillimin më të mirë në jetë.
Në konferencën e mbajtur në Paris u nënvizua fakti se pavarësisht progresit për garantimin e mirëqenies për fëmijët, në disa shtete vijon të jetë një problem madhor.
Nga 28 shtete të BE-së, në 20 prej tyre, fëmijët përballën me kërcënimin e varfërisë së skajshme apo të përjashtimit social. Drejtoresha e Zyrës Rajonale të OSHB-së për Evropën, Zsuzsabba Jakab vuri theksin në përforcimin e masave dhe bashkëpunimit mes shteteve, si dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes tyre institucionet arsimore, shëndetësore dhe mirëqenies sociale.
“Nëse jemi të angazhuar me të vërtetë për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, ne duhet të veprojnë së bashku dhe të veprojnë tani”, thotë Dr Zsuzsanna Jakab, Drejtore e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën.
“I vetëm, sektori i shëndetësisë, nuk mund të trajtojë një gamë të plotë të politikave që krijojnë kushtet e nevojshme për rritjen e fëmijëve tanë, dhe nga ana tjetër, të ndikojnë në krijimin e shanseve për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur për ta. Tani, ne kemi një mundësi unike për të kapërcyer ato çka na ndajnë dhe për të siguruar se asnjë fëmije nuk bie në hendekun e moskujdesjes.”/ https://shendeti.com.al/

