Konsultori i gruas në Poliklinikën nr.8 bosh, mjeket në kafe (Video)

Është mëngjes dhe në Konsultorin e Gruas së Qendrës Shëndetësore nr.8 nuk gjen asnjë mjek, asnjë infermier, asnjë punonjës. Në hyrje të konsultorit thuhet se orari zyrtar i konsultave është 07:30-20:10 e megjithatë zyrat janë të mbyllura.

Një paciente nuk ngurron të dërgojë një video të xhiruar në këtë konsultor rreth orës 9:30 të mëngjesit, teksa shkruan:

“Ja si shërbehet tek konsultorja e gruas së Poliklinikës nr.8. Ora 9:30 dhe klinika është bosh, pa asnjë mjek. Dera e jashtme është hapur, por zyrat e mjekëve janë me çelës. As mjekë dhe as infermierë. Sot mora në telefon në numrin e poliklinikës. Personi që m’u përgjigj më tha se do të njoftonte kryeinfermieren. M’u desh të prisja ca që të vinin mjekja me infermieren nga kafja dhe, kur erdhën, në vend të ndjesës për pritjen, përfitova një sjellje arrogante.”/ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni