Konsumi i kafes dhe çajit ul rrezikun e diabetit tip 2

Konsumimi i sasive të mëdha të kafes (edhe të dekafeinuar) dhe të çajit shoqërohen me pakësim të rrezikut të shfaqjes së kafe 1Diabetit Mellitus tip 2. Një ekip studiuesish mori në shqyrtim mbi 18 studime të viteve të fundit me rreth 458000 pjesëmarrës për të shqyrtuar lidhjen mes konsumit të kafes dhe shfaqjes së diabetit. Gjashtë studime merrnin në shqyrtim edhe lidhjen mes konsumit të kafes së dekafeinuar (pa kafeinë) dhe çajit, kurse shtatë studime përfshinin të dhëna lidhur me konsumin e çajit dhe diabetin. Pas përpunimeve statistikore, studiuesit panë se për çdo filxhan kafe të konsumuar në ditë, rreziku për diabet ulej me 7%. Por për shkak të sasive subjective të konsumit të kafes, studiuesit theksojnë se rezultatet e tyre mund te jenë të mbivlerësuara.

Megjithatë, mbetet fakt që shumë studime venë në dukje rolin mbrojtës të konsumit të kafes (edhe të dekafeinuar) dhe të çajit ndaj diabetit. Mbase do të duhen studime të tjera më të hollësishme për të sqaruar më mirë se ku qëndron efekti “mbrojtës” i tyre.

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur