Sipas një studimi në Spanjë, konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë sjell përfitime në trurin e fëmijës. Studiuesit ndoqën rreth 2000 nëna dhe fëmijë nga tremujori i parë i shtatzënisë e deri në ditëlindjen e pestë, dhe gjetën përmirësime në tru tek fëmijët, mamatë e të cilëve kishin konsumuar peshk.
“Frutat e detit janë burim i rëndësishëm i lëndëve ushqyese për zhvillimin e trurit”, tha Jordi Julvez, drejtori i Qendrës së Studimit në Epidemiologjinë e Mjedisit në Barcelonë.
Studiuesit analizuan të dhënat nga Projekti i Fëmijërisë dhe Mjedisit Spanjoll, një studim i rëndësishëm i kryer nga viti 2004 deri në vitin 2008, ku morën pjesë femra në tremujorin e parë të shtatzënisë në katër provinca të Spanjës.
Julvez dhe kolegët u fokusuan në të dhënat e grave që kishin konsumuar peshq me shumë dhjamë (peshku-shpatë dhe toni albacore), peshq me më pak dhajmë (skumbri, sardelet dhe salmoni) dhe peshq pa dhjamë (butaku dhe fruta të tjera të detit).
Tek gratë, testuan enët e gjakut për vitaminën D dhe jodin, si edhe gjakun e shtyllëz kurrizore, për të matur ekspozimin e fetusit ndaj merkurit. Fëmijët nga mosha 14 muaj e deri në 5 vjeç iu nënshtruan testeve për aftësitë dhe tiparet e Sindromës Asperger, në mënyrë që të vlerësojnë zhvillimin e tyre neuropsikologjik.
Gratë konsumuan afërsisht rreth 500 gram peshk. Por, ato që kishin konsumuar 10 gramë më tepër në javë, rezultatet e testeve të fëmijëve përmirësoheshin. Zhvillimi më i mirë i trurit nga konsumi i madh i peshkut vihet re në moshën 5-vjeçare të fëmijës.
Studiuesit panë gjithashtu një reduktim të qëndrueshëm të simptomave të autizmit me rritjen e konsumit të peshkut.
Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Reuters


