Konsumimi i tepërt i ujit, i dëmshëm për shëndetin?

Përgatiti në shqip: Elena Beta

Shpeshherë mjekët na këshillojnë se konsumimi i ujit është tepër efektiv, pasi të pish 6-8 gota uji në ditë ndihmon në rritjen e përqëndrimit, na jep më shumë energji, ndihmon në reduktimin e urisë, gjithashtu uji ka 0 kalori. Prandaj shumë prej nesh shishja e ujit i shoqëron në çdo aktivitet gjatë gjithë ditës.

Së fundmi disa ekspertë kanë dalë në përfundimin se të pish një sasi të madhe uji (2 shishe uje gjatë një dite) mund të dëmtojë shëndetin tuaj pasi trupi merr më shumë sasi uji seç ka nevojë.

sportGjatë viteve të fundit shumë njerëz raportojnë se ata janë bërë të varur nga pirja e ujit pasi në fillim janë joshur nga premtimet për një lëkurë të mirë apo më shumë energji, por shpesh e ndiejnë se nuk mund të rrinë dot pa pirë ujë dhe pushtohen nga paniku se nuk mund të qëndrojnë shumë gjatë pa gllënjka uji.

Profesor Mark Whiteley, kirurg, është një nga ekspertët që shpreh shqetësime për konsumimin e tepërt të ujit. Ai thotë se të pish ujë më shumë sesa ka nevojë trupi, sjell probleme në shëndetin tuaj.

Të pish shumë ujë të bën të djersish më shumë se zakonisht

Profesor Whiteley, ekspert i djersitjes, është i bindur se pirja e një sasie të konsiderueshme uji është e lidhur me problemin e djersitjeve ekstreme nga të cilat vuajnë pacientët e tij, madje disa prej tyre kanë qenë aq të rënda sa është nevojitur kirurgjia për t’i eliminuar përfundimisht  gjëndrat e djersës.

Uji në sasi të mëdha shkakton pagjumësi

Të pini ujë në sasi të mëdha përpara se të flini mund t’ju sjellë probleme më gjumin.

Ëhiteley rekomandon se pirja e lëngjeve është më e mirë 3 orë para gjumit. “Një dush i ngrohtë para se të shkoni për të fjetur do të ishte zgjedhje e mirë pasi redukton mundësinë që të djersisni gjatë natës”, thotë ai.

uje me limonMund të vdisni nga helmimi i ujit

Në vitin 2008 një nënë 40-vjeçare në Angli, Zhaklin Henson (Jacqueline Henson), vdiq nga konsumimi i një sasie të madhe uji (4 litra ujë në një brenda disa orëve) të cilën e përdorte si dietë për të humbur në peshë. Ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme, sepse të pish sasi të mëdha uji për një kohë të shkurtër mund të shkaktojë probleme me balancën e kripës në trup, thotë dr. Frankie Philips, një nga doktorët e Shoqatës Britanike të Dietave.

Nivelet e kripës në gjak dhe në qeliza janë zakonisht të njëjta, por nëse gjaku bëhet më i holluar mund të bëjë që qeliza të veçanta të trurit të bymehen. Kjo mund të shkaktojë presion në kafkë dhe  mund të çojë në dhimbje koke ose në raste të tjera pasojat mund të jenë fatale.

Sa lëngje duhet të marrim gjatë ditës

Gratë duhet të marrin 1.6 litra, ndërsa burrat 2 litra për të mbajtuar trupin të hidratuar dhe pa shkaktuar probleme lidhur me shëndetin.

Të gjitha pijet mund t’i përmbajnë këto sasi duke përfshirë edhe pijet e nxehta si çaj, kafe, madje dhe sasia e ujit që ndodhet në frutat dhe perimet.

pi uje vajza e vogelDietologu dr. Frankie Philips thotë se uji është i mirë për të mbajtur trupin në formë sepse të hidraton pa të dhënë kalori. Por një përzierje e pijeve të ndryshme gjatë gjithë ditës si qumështi, i cili është i pasur me kalcium, si edhe sasi të vogla të lëngjeve të frutave, të cilat përmbajnë nivele të mira të vitaminës C janë gjithashtu të mira, nëse doni të mbani një ekujlibër në procesin e të ushqyerit.

Si të kuptoni se keni pirë ujë mjaftueshëm

Mënyra më e mirë për të parë nëe keni nevojë për ujë është t’i bindeni etjes tuaj. Nëse jeni të etur, ju duhet një pije. Një mënyrë tjetër është të shikoni ngjyrën e urinës suaj. Ngjyra ideale është ngjyrë kashtë, nëse është më e errët do të thotë se ju jeni të dehidratuar dhe duhet të pini më shumë ujë.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)