Konsumoni fara liri në mëngjes, do të bini në peshë dhe do të keni shumë përfitime të tjera shëndetësore

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Me origjinë Mesdhetare, farat e lirit janë përdorur nga shumë kultura për mijëra vjet. Farat e lirit janë konsideruar si një superushqim për shkak të fibrave, antioksidantëve dhe elementeve të tjera që përmbajnë. Në një tas me kos hidhni 1 lugë gjelle fara liri dhe lërini për gjithë natën, mund t’i shtoni dhe fruta të freskëta apo të thata. Konsumojeni të nesërmen në mëngjes.

Ja përfitimet që do të merrni nga ky mëngjes me fara lini:

fara liniËshtë antibakterial: farat e lirit kanë veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Nëse i konsumoni çdo ditë ato do të parandalojnë të ftohurën, gripin dhe virozat e tjera.

Të pasura me antioksidantë: farat e lirit nëse i konsumoni çdo ditë do t’ju balancojnë hormonet, do të eleminojnë bakteret e këqija në zorrë dhe do të luftojnë radikalet e lira në trup.

Do të bini në peshë: farat e lirit janë magjike për të gjithë personat që duan të bien në peshë. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, ju bëjnë të ndiheni të plotë dhe kontrollojnë oreksin. Personat që vuajnë nga diabeti apo obeziteti rekomandohet të fusin fara liri në dietën e tyre.

Unin presionin e lartë të gjakut: afro 70 milionë amerikanë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe sipas studimeve thuhet se farat e lirit janë një produkt natyral që ulin presionin e lartë të gjakut dhe e mbajnë atë të balancuar.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe