Konsumoni këtë produkt dhe merrni përfitimet e mahnitshme!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

almondBajamet njihen për cilesinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyres që përmbajnë por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol. Ato janë burim i Vitamines E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganes dhe fosfor.

Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.

Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrenia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet perzjerja me fruta të fresketa (në sallatë). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë. (studimet tregojnë se duhet të konsumohen megjith lëkurë për përfitimin e plotë të vlerave ushqyese)

Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Kosumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit. 10-15 kokrra bajame në darkë ndihmojnë në daljen jashtë në mëngjes.

Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë , freskon lëkurën, ndalon krruajet. Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkuren për të kuruar rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve.

Burimi: healthyfood

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit