Konsumoni mish të kuq disa herë në javë? Ja ç’duhet të dini rreth tij!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta

mishNëse jeni grua dhe jeni mbi moshën 50 vjeçare, duhet të jeni të kujdesshme në lidhje me dietën tuaj. Dieta e lartë në proteina dhe më konkretisht, prania e mishit të kuq tek dietat tuaja, mund t’ju vendosë në rrezik për sëmundjet e zemrës, sipas një hulumtimi të fundit!

Studimi, i prezantuar në seancat shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, zbuloi gjithashtu se shkalla e shfaqjes të sëmundjeve të zemrës, ka qenë dukshëm më e lartë tek gratë që konsumuan një sasi të madhe të proteinave, krahasuar me  gratë që hanin më pak proteina, ose ato që merrnin më shumë proteina nga perimet se sa nga kafshët.

Autori i studimit, Mohamad Firas Barbour gjithashtu komentoi se edhe pse proteinat bimore duket të kenë efekt mbrojtës nga sëmundjet e zemrës, studime të tjera janë të nevojshme për të parë më tej gjendjen.

Ekipi gjithashtu ka gjetur se pavarësisht nga mosha, raca ose etnia, niveli i arsimimit, ose në qoftë se gratë kishin tension të lartë, diabet, anemi, rritja e proteinave të marra nga mishi shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat.

Udhëzimet aktuale nga Shoqatëa Amerikane e Zemrës, rekomandojnë një dietë që fokusohet tek frutat, perimet, drithërat, arrat, produktet me pak yndyrë të qumështit, mishit të pulës (pa lëkurë), dhe peshk të paktën dy herë në javë, sidomos varieteteve të larta në omega-3 dhe acide yndyrore të tilla si salmon dhe troftë. Udhëzimet gjithashtu rekomandojnë kufizimin e mishit të kuq dhe ushqimeve apo pijeve me sheqer.

Burimi: zeenews

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj