Kontrabandë me ilaçet, arrestohen farmacistët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe njëri është shpallur në kërkim, ndërkohë që janë  sekuestruar një sasi prej 520 ilaçesh dhe produkte farmaceutike kontrabandë.

Në sajë të operacionit të koduar “Medikamenti” janë arrestuar Julian Ll., 40 vjeç, me detyrë administrator farmacie, dhe E. P., 29 vjeçe, me detyrë punonjëse farmacie.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e A. P., 66 vjeçe, me detyrë drejtuese teknike e farmacisë.

Këta persona në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni