Kontraceptivët dhe efektet anësore të tyre

Dikur ka pasur njerëz që kanë rrezikuar jetën për të na bërë të mundur ne, grave, vendimmarrjen mbi riprodhimin. Jemi me fat që shijojmë frytet e sakrificavetë atyre pionierëve, duke qrnë se në ditët e sotme kemi mundësi pafund për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara. Ka kontraceptivë për të gjitha tipat e grave: harraqe, dembele, të kujdesshme, kontrolluese ose edhe për ato që janë kundër mjekimeve.

pilula kontraceptive 1Fatkeqësisht, kemi më pak mundësi për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe infeksionet. Mbase nuk të pëlqen shumë ideja, por e vetmja mundësi mbrojtjeje që ke kur fillon një marrëdhënie të re është: prezervativi.

Ndër të gjitha mundësitë, ajo më efikasja dhe që i bën më mirë shëndetit, janë kontraceptivët sistematikë. Në këtë kategori ka disa alternativa, të cilat ndryshojnë me njëra-tjetrën nga përbërja (çfarë hormonesh kanë) dhe nga mënyra e përdorimit (si i marrim).

Kontraceptivët sistematikë mund të përmbajnë estrogjen dhe progesteronë, ose vetëm progesteronë. Këta kontraceptivë mund të gjendën si tableta, si manikotë, si unazë, si DIU ( sispozitiv intrauterin), ose mund të injektohen.

Forma e parë e kontraceptivëve sistematikë dhe ajo më e njohura, falë revolucionit që bëri, është pilula kontraceptive që kontrollon shtatzëninë e padëshiruar.

Në fillimet e saj pilula shkaktonte njëfarë frike. Po nëse vezoret nuk “zgjoheshin” më dhe të shfaqej një sterilitet i përhershëm? Në dhjetëvjeçarin e parë të ekzistencës së pilulës, mjekët u ndërpritnin pilulën pacienteve për një muaj, në mënyrë që t’u tregonin se cikli i tyre funksiononte shumë mirë. Sigurisht, gjatë atij muaji, të gjitha ngelnin shtatzëna. Me sa duket vezoret nuk e kuptojnë ndryshimin midis 3 muajve, 3 apo 30 vjetëve. Kur ndalon përdorimi i pilulës, ato rifillojnë punë.

Efekti më i zakonshëm dhe irritues i pilulës është hemorragjia jonormale midis dy cikleve menstruale, domethënë, të kesh gjakderdhje atëherë kur nuk duhet. Kjo ndodh kur pacientja humbet kontrollin e pilulës.

Nuk bëhet fjalë për një problem mjekësor, por mënyra e vetme për ta zgjidhur pa i ndërprerë kontraceptivët oralë është të provoni një pilulë tjetër ose një mënyrë tjetër aplikimi. Por mund të duhet kohë për të gjetur variantin që ju përshtatet më mirë.

Mpiksjet e gjakut janë një tjetër problem, por vetëm për duhanpirëset. Nëse bëhen bashkë pilula dhe duhani, rezultati është i tmerrshëm.

Përveç këtyre shqetësimeve konkrete pilula shfaq edhe probleme të tjera. Ndër ankesat më të zakonshme janë: ndryshime të dëshirës seksuale, thatësira vaginale, humori i keq dhe enjtja. Çdo trup reagon ndryshe ndaj një situate të caktuar. 90 % e grave nuk kanë asnjë simptomë, ose më saktë, asnjë që ia vlen t’ia përmendim mjekut. 10% ankohen për efekte dytësore./Dr. Carol Livoti

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt