Kontraceptivët rrisin riskun për kancer të gjirit deri në 50%

Studimet kanë treguar që gratë që përdorin pilula kontraceptive kanë 50% më shumë mundësi që të preken nga kanceri i gjirit. Ilaçet me nivel të lartë estrogjeni mund ta rrisin rrezikun e këtyre sëmundjeve trefish më shumë sesa tek  ato gra që nuk i kanë përdorur kurrë ose ata që kanë ndaluar së përdoruri.
shendeti i gjiritDoktoresha Elizabet Biber (Elisabeth Beaber) nga Qendra e Kërkimeve per Kancerin në Siatëll, e cila u mor me këtë studim, shpjegoi se përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve rrit rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

Ky risk mund të ndryshojë sipas formulës së kontraceptivëve oralë. Ajo shtoi se këto rezultate kërkojnë konfirmim, si dhe duhen interpretuar me kujdes. Studimet tregojnë se risku ndërpritet në momentin që kontraceptivët oralë nuk përdoren më.

Në Britaninë e Madhe 3 milionë gra përdorin kontraceptivë. Studimi i publikuar në një revistë amerikane përfshiu 23.000 gra. Ajo ishte e para që kërkoi rishikimin e formulave të kontraceptivëve që janë përdorur në vitet 1990 dhe 2000.

Nga këto gra, 1.102 u diagnostifikuan me kancer gjiri dhe 21.952 pa kancer gjiri. Gratë me kancer gjiri i përkisnim moshave 20-49 vjeç. Kontraceptivët me dozë të lartë estrogjeni rezultoi se e rrisin riskun me 170%, ndërkohë kontraceptivët me dozë estrogjeni të moderuar e rrisin riskun në 110%.

Doktoresha onkologe, Karolin Dalton, shprehet se niveli i estrogjenit në pilula ka rënë këto 30 vitet e fundit. Sara Uilliams nga Qendra e Kërkimit për Kancerin është shprehur se ky studim nuk do të thotë që gratë nuk mund të përdorin kontraceptivë, thjesht duhet të konsultohen me mjekun.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?