Kontrata koncesionare e sterilizimit/ SPAK gati 12 fletë-thirrje

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit identifikon 12 personat që nga e hëna 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit, kontratë e denoncuar në SPAK nga nisma “Thurje”.

Burime nga SPAK bënë me dije për Report Tv se pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete.

Të njëjta burime sqaruan se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar nga nisma “Thurje”, ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Më 23 dhjetor nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Burimi: Report Tv

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni