Kontrollet për barnat, rishikim license për 79 farmaci

Task forca e ngritur nga Ministrja Manastirliu vazhdon kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tani janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte farmaceutik.

Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkeljë administrative, nga të cilat, pjesa pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.

Më konkretisht:

•             32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”

•             26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”

•             14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”

•             7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.

Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni