Kontrolloni diabetin, në 10 vitet e fundit është dyfishuar numri i të prekurve

diabet 222

Në 10 vitet e fundit numri i të prekurve me diabet është dyfishuar, nga 30.000 të prekur në 2004 sot në vend ka 70.000 diabetik.

Shkak për këtë përvec atij gjenetik është mënyra e të jetuarit, më pak aktivitet fizik dhe më shumë ushqime të gatshme. E lidhur kjo me rritjen e rasteve të obezitetit.

Sipas shoqatës së diabetikëve ulja e moshës së të prekurve është deri në kufijtë e fëmijëve 10-vjecarë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare “Diabeti dhe Problemet e Syrit”, organizuar nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri, në bashkëpunim me Shërbimin e Okulistikës së QSUT “Nënë Tereza”.

Në fjalën e tij Ministri Beqaj tha midis të tjerash, se “sot, ne jemi të shqetësuar në lidhje me një sëmundje,“e cila është një nga shkaqet kryesore të verbimit në popullsinë e moshës së punës, por plotësisht e parandalueshme nëse zbulohet e trajtohet në kohë.”

Duke folur për nismat dhe projektet e ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim, Beqaj tha se një element i lidhur ngushtë me zbulimin e hershëm dhe parandalimin e ndërlikimeve të sëmundjeve të tilla si diabeti, është edhe ngritja e një sistemi bashkëkohor të informacionit shëndetësor dhe aktualisht, ne jemi në mes të procesit të krijimit të regjistrave të sëmundjeve, përfshirë ato tumorale, diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Në të njëjtën kohë, edhe nisma e kontrollit bazë të popullsisë 40-65 vjeç, jo vetëm që do të ndihmojë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve dhe trajtimin e menjëhershëm dhe adekuat të tyre, por edhe do të evidentojë nën-grupet e popullatës me risk të lartë të cilët do të këshillohen në mënyrë racionale për t’u angazhuar në sjellje të shëndetshme si parakusht themelor për kontrollin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, dhe midis tyre, ndërlikimet e diabetit”,  tha ministri i Shëndetësisë, Beqaj.

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar