Kopshtet e varura të Babilonisë, ja disa kuriozitete

Të ndodhura në qytetin e lashtë të Babilonisë (e quajtur Porta e Zotit), pranë Bagdatit sot (Iraku), kopshtet e varura të Babilonisë janë ndërtuar rreth 590 p.e.s nga mbreti Nebukodonosor II (edhe pse tradita atributet e ndërtimin e tyre ia jep Mbretëreshës Semiramide, asire).

kopshtet e babiloniseLegjenda tregon që mbretëresha – përshkruar dhe në pikturën e famshme të Degas, “Semiramide në ndërtimin e Babilonisë”, gjente trëndafila të freskët në kopshte çdo ditë, madje edhe në klimën e thatë që karakterizonte qytetin.

Çështja e vendndodhjes së kopshteve është akoma e pazgjidhur dhe studime, ende në vazhdim, kanë lëshuar shumë hipoteza, përfshirë edhe atë që nuk ndodheshin brenda në Babiloni, një nga shtatë mrekullitë e botës antike.

Nga burimet e lashta, informacionet për kopshtet nuk flasin askund se ku ndodheshin ato.

Duke pasur parasysh se në atë kohë, përdorimet e tokës ishin bujqësore, krijimi i një kopshti botanik ishte diçka e pazakonte.

kopsht b U krijua një kopsht botanik me llojet e bimëve me origjinë nga vende të tjera dhe që jetonin në klimat më të lagështa.

Prandaj u ndërtua një sistem kompleks hidraulik që, mes tjerash, ishte për të ngritur ujin nga lumi e për të çuar ujin ne kopshtet ; me shpeshtësinë dhe sasinë qe nevojitej.

Tarracat e Kopshteve ishin ndërtuar krejtësisht prej guri./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë