Korçë, mungojnë mjekët, 15 qendra shëndetësore me shërbim të cunguar

Në qarkun e Korçës prej vitesh ndihet mungesa e mjekëve specialistë, të cilët nuk preferojnë të punojnë në këto zona. Aktualisht mungesat janë zbutur me mbajtjen në punë të mjekëve që kanë mbushur moshën e pensionit.

Spitali Rajonal KorceNë 15 prej qendrave shëndetësore në Komunat e qarkut të Korçës mungojnë mjekët specialistë.

Si pasojë e kësaj situate të krijuar, banorët kanë mangësi në shërbimin mjekësor, pasi një mjek është i detyruar të mbulojë disa qendra.

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm në Korçë, Petrika Tollkuçi, pranon se mjekët e specializuar nuk i preferojnë zonat e Korçës.

Por situata pritet të përkeqësohet, pasi shumë mjekë të vjetër specialistë janë në prag pensioni.

Për të zbutur mungesat, paraprakisht është menduar që të zgjatet bashkëpunimi me mjekët që kanë mbushur moshën e pensionit./ ON

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi