Koronafobia/ Sa ekziston dhe si ta shmangim? Ja çfarë thotë psikologia Jonida Haxhiu

Gazetare: Klevisa GJIKA

Periudha e pandemisë ka krijuar stres dhe ankth tek qytetarët. Por si ta përkthejmë këtë? A quhet koronafobi?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, psikologia Jonida Haxhiu tregon se ky term po vihet re gjithnjë e më shumë.

“Është një term që po e hasim çdo ditë dhe më shumë. Shohim shumë njerëz që janë të stresuar, që jetojmë me frikën, ankthin, panikun e infektimit nga koronavirusi dhe në fakt është një frikë evidente. Përsa kohë një frikë, kërcënim është evident duhet marrë në konsideratë nga të gjithë. Sigurisht, duhet të kujdesemi që të mos kalojë në nivelet e fobisë”, tregon psikologia.

Ja si e shpjegon Haxhiu këtë situatë:

“Ne në psikologji themi që një problem i shëndetit mendor quhet i tillë kur na pengon që të funksionojmë normalisht. Pra, nëse kjo fobi na pengon të funksionojmë normalisht, atëherë kalon në përmasa shqetësuese dhe atëherë duhet kërkuar ndihma e specialistit. Përsa kohë kjo frikë është reale, ky kërcënim ekziston është koha ta marrim me seriozitet pa e konsideruar si fobi, frikë ekstreme apo frikë të tepruar.Duhen marrë masa për parandalimin, për t’u kujdesur.”

Jonida Haxhiu e kthen vëmendjen te mbajtja e maskës. Sipas saj, kujdesi dhe shmangia e kontakteve është primare për të shmangur situata të papëlqyeshme. Ajo shton se ende ka persona që duhet të sensibilizohen për këtë çështje.

“Ka shumë persona të cilëve iu është kthyer në fobi koronavirusi, mirëpo ka shumë që nuk e kuptojnë akoma seriozitetin e pandemisë, që dalin pa maska… respektimi i masave parandaluese, si: shmangia sa më shumë e kontakteve të ngushta, në ambientë të mbyllura apo edhe me shumë persona duhet parë me kujdes. Ende ka shumë persona që duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me situatën.”

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve