Koronavirusi/ Çfarë është vetë – izolimi dhe cilët persona duhet ta praktikojnë?

Ndërkohë që numri i personave të infektur me koronavirus, të njohur si COVID – 19, po rritet në të gjithë botën, një nga urdhrat më të rinj të qeverisë është vetëizolimi nëse keni udhëtuar në Itali apo një vend tjetër të prekur nga koronavirusi.

Deri tani në Shipëri numërohen 15 persona të prekur nga koronavirusi, një prej të cilëve ka humbur jetën.

Vetë – izolimi është një mënyrë e rëndësishme për të mbrojtur popullsinë nga koronavirusi.

Po çfarë është vetë – izolimi dhe kush duhet ta bëjë këtë veprim?

Çfarë është vetë – izolimi?

Vetë – izolimi praktikohet për të mbrojtur të tjerët dhe për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve infektive si koronavirusi.

Çdokush që i është thënë të vetë – izolohet duhet të qendrojë në shtëpi dhe të shmangë kontaktin me njerëz të tjerë në mënyrë që të parandalojë përhapjen e sëmundjes në familje, shoqëri dhe në komunitetin më të gjërë.

Kjo do të thotë që duhet:

  • Të qëndroni në shtëpi
  • Të mos shkoni në punë, shkollë apo në zona publike
  • Të mos përdorni transportin publik
  • Të mos pranoni vizitorë në shtëpinë tuaj apo t’i shmangni ata
  • Kërkojuni miqve, anëtarëve të familjes apo dikujt tjetër që t’ju ndihmojë me disa gjëra, si blerja e ushqimeve apo e ilaçeve nëse keni nevojë.

Kush duhet të vetë – izolohet?

Aktualisht u kërkohet të vetë – izolohen për 14 ditë personave që kanë udhëtuar në një nga vendet e prekura me koronavirus si Italia apo Irani.

Gjithashtu duhet të vetë – izolohen dhe personat që po presin përgjigjet e analizave për koronavirus dhe ata persona që kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar me koronavirus.

Të gjithë personave të mësipërm u kërkohet të vetë – izolohen edhe në qoftë se nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Burimi: The Independent

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi