Koronavirusi/ Kina i dhuron Shqipërisë teste për COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se Kina i ka dhuruar Shqipërisë disa teste për të kontrolluar CoVid-19.

Kjo ndihmë nga Kina vjen në një kohë ku vendi është i gjithi i izoluar në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik, falënderon ambasadën kineze në Tiranë për këtë ndihmë ndaj vendit tonë.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19.

Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe.

Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar! ”, shkruan ISHP në Facebook.

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë